Liverpool i kërkoi falje tifozes 15-vjeçare, e cila në ndeshjen kundër Manchester Cityt (fitore 3-2 për qytetarët në Etihad), për Kupën e Ligës, të enjten, u godit në kokë nga një gotë plot me monedha, pas golit të Fabio Carvalho për të kuqtë.
Duke folur për gazetën britanike Daily Mail, babai i vajzës zbuloi se mori një telefonatë nga Billy Hogan, drejtori ekzekutiv i Reds, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne morëm një telefonatë direkte nga drejtori i Liverpool-it, i cili kërkoi falje pa kushte nga klubi. Dua të përforcoj se ata janë po aq të përkushtuar sa ne për të mbajtur larg futbollit individin që e bëri këtë. Ajo është një 15-vjeçare që po kënaqej duke parë ekipin e saj me pjesën tjetër të familjes së saj dhe tani është e dëmtuar për jetën”, zbuloi ai.
“Dua të falënderoj edhe dhjetëra tifozët e Liverpool-it që na kanë kontaktuar me mesazhe mbështetjeje, si dhe të gjithë miqtë që kanë qenë në kontakt”, shtoi ai duke lënë garanci: “Jam një baba në kërkim të drejtësisë për vajzën e tij”.
/GazetaBlic Sport/


