Sporti

Liverpool ende monitoron situatën e Zubimendit, ‘The Reds’ mund të bëjnë sërish ofertë për spanjollin

09/27/2024 09:20
nga:E K

Liverpool ende po monitoron mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, por klubi anglez është i kujdesshëm për të bërë një ofertë të mundshme për të.

Përveç Liverpoolit, raportohet se edhe klubet e tjera vazhdojnë ta monitorojnë futbollistin spanjoll, shkruan CaughtOffside, transmeton GazetaBlic Sport.

Edhe pse Reds janë ende të hapur për një transferim të mundshëm për Zubimendi, përpjekja e tyre e radhës do të varet nga interesimi i klubeve të tjera.

Sipas publikimeve të mediave në Spanjë dhe Angli, kandidatët për spanjollin janë jo pak. Për Zubimendi janë të interesuar edhe Arsenali dhe Manchester United nga Premier League, si dhe Bayern Munich dhe Barcelona. Disa nga këto klube kanë më shumë nevojë për atë lloj mesfushori pas lëndimeve të hershme këtë sezon.

Vetë Zubimendi është i hapur për një lëvizje në një klub të ri, por jo me çdo çmim, shtoi burimi.

/GazetaBlic Sport.