Sporti

Liverpool ‘blindon’ yllin e tyre, gati marrëveshja e re

06/12/2019 12:24
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpool do t’i ofrojë Alex Oxlade-Chamberlain një rinovim të kontratës edhe për një vit, raporton Daily Mirror.

Oxlade-Chamberlain ka humbur të gjithë sezonin e kaluar pas një lëndimi të rëndë në prill të vitit 2018, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, 25-vjeçari bëri një rikuperim më të shpejtë sesa që pritej dhe arriti të merrte pjesë në dy ndeshje të ligës përpara fundit të sezonit.

Kontrata aktuale e Oxlade-Chamberlain nuk do të skadojë deri në verën e vitit 2022, por Liverpooli është gati t’i ofrojë atij një kontratë deri në vitin 2023.

Liverpool nuk po planifikon transferime në merkato, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani rikthimi i Oxlade-Chamberlain do të jetë si një transferim i ri.

/GazetaBlic/