Sporti

Liverpool – Atletico Madrid | Shkaktarja kryesore e përhapjes së koronavirusit në Britaninë e Madhe

04/21/2020 15:00
nga:M K

Vazhdojnë edhe më tutje diskutimet rreth asaj se kush është shkaktari i shpërndarjes së koronavirusit në Evropë.

Përderisa, njohësit e këtyre çështjeve, gjegjësisht infektologë nga e mbarë, po ia lënë fajin ndeshjes Atalanta – Valencia, së fundi kanë ardhur edhe reagime nga struktura të larta në Britaninë e Madhe, pra kush e përhapi atë, përcjell GazetaBlic.

Sa për ironi, sërish futbolli. Sporti më i popullarizuar në rruzull, duket të ketë qenë “dardhë me bisht” për të pasionuarit pas lojës me top. Dueli i kthimit të fazës së 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit, shihet si fajtori kryesor i përhapjes së pandemisë në ishull.

Me 11 Mars, në “Anfield” ishin të pranishëm 52 000 spektatorë, 3000 sosh nga Spanja. Shumë raste me fatalitet në “Merseyside” emërues të përbashkët e kanë këtë ndeshje, andaj autoritet janë vënë në lëvizje lidhur me faktin se pse kjo ndeshje nuk u shtye, ashtu si Bayern–Chelsea, Juventus–Lyon dhe Barcelona–Napoli.

Deri më tani s’ka prova, por zëvendës/këshilltarja e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sektorin e shkencës Angela McLean, ka deklaruar se një çështje e tillë meriton një hetim të zgjeruar.

Ajo është profesoreshë për biologjinë matematikore në Departamentin e Zoologjisë, në Universitetin e Oksfordit dhe këshilltare shkencore kryesore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Fakti se ka shumë të vdekur në të dyja shtetet lidhet rrjedhimisht me atë ndeshje, por gjithsesi, ka ende shumë punë për t’u bërë në atë drejtim, kështu që mbetet të shihet sesi do të rrjedhin në vijim.

/GazetaBlic/

03/16/2019 23:58

U eliminua nga Champions, ylli i Atletico Madridit drejtë Barcelonës