Sporti

LIVE Superliga | “Intelektualët” në delir, Drita shënon edhe golin e dytë – Afër fitores

06/19/2020 18:40
nga:M K

Drita ka shënuar edhe golin e dytë përballë Ferizajt për t’iu afruar kështu edhe më shumë fitores.

Në minutën e 77, Ardian Cuculit realizoi me kokë pas asistimit të Astrit Fazliut, përcjell GazetaBlic.

80′ Drita – Ferizaj 2-0

Deri në fund kanë mbetur edhe dhjetë minuta lojë, kurse gjilanasit tashmë janë afër trepikëshit të radhës që do t’i mbajë ata edhe pas kësaj xhiroje në krye të renditjes tabelare.

Për mysafirët ndërkaq, gjërat vështirësohen edhe më shumë, pasi vazhdojnë të jenë larg zonës që ia siguron mbijetesën.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/11/2020 11:14

Kush është favorit për të kaluar tutje sipas bastoreve, Drita apo Linfield?