Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Derisa ka arsyetuar vendimin e marrë për masat e reja anti- covid, Kurti tha se këtë vendim e kanë marrë pas propozimit nga Ministria e Shëndetësisë, dhe është shqyrtuar nga ana e ministrave të linjës.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Arben Vitija ka theksuar se situata në teren nuk është e mirë, prandaj, ka shtuar ai, masat kanë qenë të domosdoshme.