Lajme

Lista Srpska: Vendimi për përsëritjen e votimit në Partesh, është politik

11/04/2017 09:44
nga:H H

Lista Srpska ka thënë se anulimi i rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Parteshit është një vendim politik i Prishtinës.

Sipas kësaj partie, kjo është mënyrë më radikale të ndërhyje e vullnetin zgjedhor të qytetarëve të nacionalitetit serb.

“Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa është vënë në shërbim të atyre që duan të punojnë kundër komunave serbe, kundër vullnetit të popullit, miqve të instaluara detyra e të cilëve janë vënë në punë kundër interesave të popullit serb”, thuhet në komunikatën e Listës Srpska.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar KQZ-në për përsëritjen e votimit për kryetar komune në tri Qendra të Votimit në Partesh. Ky vendim ka ardhur pas ankesës që ka bërë kandidati për kryetar të Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq nga subjekti politikë GI Naroda Sloga, kundër vendimit të KQZ për publikimin e rezultateve përfundimtare për kryetarë të komunave.

11/20/2017 15:32

Sherifi: NISMA do të bashkëqeverisë në 11 komuna