Lajme

Lista Serbe takon ambasadorin Kossnet, kjo është kërkesa e tyre

03/15/2019 17:17
nga:A. R.

Një delegacioni i Listës Srpska, në krye me kryetarin, Goran Rakiq dhe nënkryetarin, Igor Simiq, janë takuar sot në Prishtinë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnet.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë.

Srpska njofton se janë pajtuar me diplomatin amerikan që të hiqet taksa dhe t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut, ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj thotë se taksa s’hiqet pa njohjen e Kosovës.

“Paqja dhe stabiliteti duhet të mbrohet dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut. Dhuna dhe lëvizjet e njëanshme nuk mund të jenë një mjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai