Lajme

Lista Serbe reagon ndaj Trajkoviqit: Ajo mund të aktrojë si një demokrate dhe patriote vetëm në Beograd

02/13/2018 12:07
nga:D.I

Lista Serbe u ka thënë mediave të Beogradit se ‘është shumë mirë që Rada Trajkovic po merr pjesë në fushatën para elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Beograd.

Sipas Listës Serbe, Trajkoviq mund të përmbushë ‘interesat e saj materiale’ vetëm duke mbështetur opozitën në Beograd

“Dihet që ajo ka qenë për një kohë të gjatë instrument i opozitës në Beograd. Rada Trajkoviq mund të aktrojë si një demokrate dhe patriote vetëm në Beograd, sepse në Kosovë ajo që moti ka humbur sharmin e saj, storiet e saj të mirësisë dhe kush e njeh Rada Trajkoviqin, ashtu si e njohim të gjithë ne në Kosovë, e dimë se ajo ka bërë aventura në politikë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe të botuar në Tanjug

 

 

08/05/2018 21:21

Bojkoti i Listës Serbe, marrin pjesë vetëm atëherë kur votohen projekte të komunitetit serb