Lajme

“Lista Serbe kërcënon me largim nga puna ata që nuk janë me të”

09/19/2019 12:25
nga:A. R.

Koalicioni “Slloboda” ka njoftuar se “Ivica Miliq nga Skulaneva është kërcënuar se do të humb vendin e punës nëse deri në fund të ditës nuk nënshkruan deklaratën se tërhiqet nga pozita e anëtarit të komisionit zgjedhor në emër të koalicionit “Slloboda”.

Në komunikatën e këtij koalicioni, dërguar mediave, theksohet se kjo përbën shkelje të të drejtës së lirisë së shprehjes dhe është baras me shkaktimin e veprës penale, përcjell Koha.net.

Në komunikatë thuhet se Ivica Miliq është baba i katër fëmijëve, burim i vetëm i jetesës për ta është puna në Elektroekonominë e Serbisë , pa të cilin nëse “njerëzit besnikë të Listës Serbe nuk marrin mend do ta lënë këtë familje gjashtanëtarëshe pa bukëdhe do do të përfundojë në dyert e Kuzhinës Popullore” “Kërcënimet dhe shantazhet me të cilat shërben njerëzit nga Lista Serbe” veçmas ata të cilët për hir të mbajtjes së shumë bazave në funksione që paguhen në ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore, sidomos në organet e përkohshme komunale (është fjala për organet paralele- sqarim ynë) heqin nga lista e pagave punëtorët e thjeshtë vetëm pse janë të vendosur që të marrin vendime vetë se për kënd do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme “, thuhet në komunikatë.

Koalicioni “Slloboda” i ka bërë thirrje Listës Serbe “të heqë dorë nga shantazhet e kërcënimet dhe që bindjet e veta t’i provojë në zgjedhjet e lira demokratike nëse kanë mbështetjen e popullit, ndryshe përmes kërcënimeve e shantazheve do t’i kontribuohet vetëm shpërnguljes së serbëve dhe do të jetë shkaktar themelor i konflikteve serbo-serbe”, përfundon komunikata, transmeton Koha.net.