Lajme

‘Lista për Familjen’ në listë zgjedhore me LDK-në? Flasin Rrahmani e Pacolli

10/03/2024 14:05
nga:G B

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e Visar Korenica, janë larguar nga kjo parti të martën, derisa kanë formuar Listën për familjen, bashkë me AKR-PD.

Por, u përfol dhe mundësia që Lista për Familjen t’i bashkohet LDK-së në listën zgjedhore, duke garuar bashkë në zgjedhje.

Mirëpo, këtë e kanë hedhur poshtë nga kjo Listë.

Prijësi i listës, Eman Rrahmani, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se në zgjedhje do të jenë me AKR-PD dhe se kjo listë është e deklaruar në KQZ.

“Në zgjedhje do të jemi bashkë me AKR-PD dhe një grup intelektualësh, ku prijës i listës do të jem unë, koalicioni LISTA PËR FAMILJEN është i deklaruar edhe në KQZ”, u shpreh Rrahmani.

Edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë për Gazeta Blic se do të jetë pjesë e Listës për Familjen.

“Nëse do të jem në listën zgjedhore, sigurisht se do të jem pjesë e AKR-së, “Listën për Familjen””, deklaron Pacolli./Gazeta Blic/