Lajme

Lista me kandidatët për deputetë: Kjo është top 10-shja e LDK-së

12/07/2025 18:39
nga:Genita C

Dhjetë emrat e parë të kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë janë publikë.

Bartës i listës së kësaj partie është kreu i saj, Lumir Abdixhiku, i cili pasohet nga Kujtim Shala i cili në listë është i dyti.

Më pas vjen Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili e katërta, dhe vazhdon me Lufti Hazirin, Avdullah Hotin, Anton Qunin, Jehona Lushakun, Ferid Aganin e Ukë Rugovën, njofton Klankosova.tv.

1.Lumir Abdixhiku

2.Kujtim Shala

3.Hykmete Bajrami

4.Doarsa Xhelili

5.Lutfi Haziri

6.Avdullahu Hoti

7.Anton Quni

8.Jehona Lushaku

9. Ferid Agani

10. Ukë Rugova