Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sot listën e kandidatëve për deputetët, raporton GazetaBlic.
Ndër ta edhe Linda Bekteshi do të jetë kandidate nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputete në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social facebook thotë na priftë e mbara dhe tregon se rrugën e bëjmë bashkë.
“Na priftë e mbara! Rrugën e bëjmë bashkë!”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Sot në Prishtinë, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së miratoi listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Na priftë e mbara!
Rrugën e bëjmë bashkë!
#BëhuNdryshimi