Lajme

Lirohet mjeku nga Podujeva që refuzoi t’i ndihmojë qytetarit të sëmurë

04/17/2021 11:00
nga:M K

Është liruar në procedurë të rregullt mjeku nga Podujeva që bëri bujë në opinionin kosovar pasi nuk i ofroi ndihmë qytetarit të sëmurë.

Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

Tutje thuhet se i dyshuari me inicialet I.H është liruar dje në orën 17:30.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:

FIT arreston edhe bashkëpunëtorin e “Ciprrës”

/GazetaBlic/