Lajme

Lirohen të gjithë punonjësit e Anadolu Agency të arrestuar në Egjipt

01/19/2020 12:54
nga:B. D

Autoritetet egjiptiane liruan të gjithë punonjësit e Anadolu Agency (AA) të arrestuar pas një bastisjeje në zyrën agjencisë në Kajro të martën, njoftoi drejtori i përgjithshëm Şenon Kazancı.

“Të gjithë punonjësit tanë të arrestuar më 14 janar në Egjipt u liruan”, tha Kazancı, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues i AA-së.

Pas lirimit të Hilmi Balcı të enjten, përgjegjësit për Çështje Finacniare dhe Administrative të Zyrës së AA-së në Kajro, tre punonjësit e tjerë, shtetas egjiptianë, u liruan sot me kaucion prej nga 10.500 paundësh egjiptianë (rreth 650 dollarë), tha Kazancı.

Kreu i agjencisë njoftoi se zyra e AA-së në Kajro ende po mbahet nën kontroll nga policia.

Të martën, policia egjiptiane kreu bastisje në Zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi katër punonjësit e saj.

Anëtarët e stafit, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në një vend të panjohur.

Bastisja e autoriteteve të Egjiptit shkaktoi reagime të shumta ndërkombëtare.

01/15/2020 22:31

Policia egjiptiane bastis Zyrën e Anadolu Agency në Kajro, arreston 4 punonjës