Skuadra kosovare, FC Liria ka barazuar në shtëpi me Vëllaznimin në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.
Ndeshja mes Lirisë e Vëllaznimit e luajtur në kuadër të xhiros së 13’të të Superligës së Kosovës u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Me rezultat të tillë, skuadra e Vëllaznimit shkon në kuotën e 25 pikëve, kurse Liria tani ka 21 pikë.
Në vendin e parë ndodhet Vushtrria me 28 pikë, që fitoi sot ndaj Istogut.
/GazetaBlic Sport


