Sporti

Liria interesohet për Vigan Ademin, afër transferimi i tij

01/06/2026 19:29
nga:Lorik J

Mesfushori kosovar, Vigan Ademi është larguar nga skuadra e Ferizajt pas gjashtë muajsh qëndrimi.

Ademi ka vendosur që të largohet nga klubi, duke shqyrtuar kështu mundësitë e reja në karrierën e tij.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, 24 vjeçari është në radarin e Lirisë dhe transferimi i tij tek klubi prizrenas mund të kompletohet shumë shpejt.

Ademi më parë ishte pjesë e Prishtinës së Re ku fituan titullin dhe u inkuadruan në Superligë.

Kujtojmë se Liria në këtë merkato ka transferuar Solomon nga Vushtrria dhe Useinin nga Llapi, teksa po vazhdon me përforcime, me synimin drejt inkuadrimit në Superligë.

/GazetaBlic Sport