BLIC.TV

Lirak Çelaj godet ashpër PDK-në: Kur kandidova për kryetar Prishtine, strukturat e partisë kanë lobuar kundër meje

01/23/2020 19:14
nga:Y I

Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë njëhersh dhe zëvendësministri i Integrimeve Evropiane ka folur mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti.

Ai në intervistën e javës në “Gazeta Blic” ka theksuar se në kohën që ai ka kandiduar për kryetar Prishtine është sabotuar nga drejtuesit e partisë, madje është edhe lobuar kundër tij.

“Unë në parim mendoj që çdo përkrahje në parti nuk është e dobishme as për zotin Veseli dhe askënd tjetër. Unë mendoj se duhet të avancohen në parti individët për shkak të punës. Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj kanë përvojën më të pjekur në parti dhe pa ta partia nuk do të ishte e njëjtë. Në Këshillin drejtuese del çdokush e flet çka të dojë, kjo është arsyeja që kam dal e fol publikisht. Eshtë lobu nëpër strukturë të partisë që mos të votohet Liraku madje të shkojnë votat tek Selim Pacolli dhe Arban Abrashi. Këto njerëz që më kanë sabotur janë avancuar në strukturat drejtuese të partisë’ tha Çelaj në Gazeta Blic.