Cool

Lindi në mes të katastrofës së Çernobilit, si duket sot vajza e vetme që jetoi brenda tmerrit radioaktiv

06/11/2019 16:58
nga:N S

Dikur Pripyat ishte një qytet plot jetë në Ukrainë. Kurse tani shtëpitë, shkollat, spitalet dhe shumë ambiente të tjera janë rrënuar.

Në këtë qytet jetonin rreth 50.000 banorë, derisa mëngjesin e 26 prillit të vitit 1986 ndodhi aksidenti vdekjeprurës i centralit bërthamor të Çernobilit.

Herët në mëngjes më 26 prill 1986, reaktori i njësisë së Katërt të Çernobilit po i nënshtrohej një prove për sistemin e ftohjes. Reaktori u nxeh dhe shpërtheu nga presioni i avullit, duke shkatërruar mbulesën e termocentralit.

Rrezatimi bërthamor u përhap ndërsa njerëzit flinin, ai përfshiu gjithë Pripyatin, pak sa në veri të Çernobilit.

Grimcat radioaktive era i shpërndau në një zonë të gjerë, Ukrainë, Bjellorusi, Rusi. Pastaj, Skandinavi, Britani dhe pjesët e tjera të Evropës. Ajo që ndodhi në Çernobil mori me mijëra jetë njerëzish.

Gati 48 orë pasi kishte ndodhur shpërthimi u dha urdhër që Pripyati të evakuohej. Banorëve u tha se do të largoheshin vetëm për disa ditë kështu që lanë pas thuajse gjithçka, por ata nuk u kthyen më.

Por brenda kësaj zone të ndaluar lindi vetëm një fëmijë. Ajo është sot 23 vjeç. Prindërit e saj refuzuan të largoheshin nga zona e ndaluar, pasi qeveria nuk i kishte dhënë një shtëpi të pranueshme si kompensim.

Prindërit e Marijka Sovenkos s’pranuan të largohen ndaj vajza e tyre u bë e vetmja që lindi aty pas shpërthimit.

Të dy prindërit e Marijka u qortuan nga e gjithë bota sepse vajza e tyre pinte qumësht nga lopët e dhitë e ushqyera me bar të ndotur, dhe pinte ujë nga çezma me nivele rrezatimi.

Nëna e saj ka thënë se ajo nuk e dinte që ishte shtatzënë. Vajzën ajo e lindi me ndihmën e të shoqit.

Në ato vite shumë media e quajtën kriminele sepse ajo po e rriste vajzën e saj në një vend të rrezikshëm. Sot ajo është rritur edhe gëzon shëndet.

Nëna e saj tha se është penduar vetëm për një gjë për faktin që vajza nuk kishte shokë me kë të luante, sepse ishte vetëm.