Sporti

Lindelof pati probleme me frymëmarrje gjatë ndeshjes me Norwichin, Rangnick flet për gjendjen e tij

12/12/2021 11:40
nga:E K

Lojtari i Manchester United, Victor Lindelof, ka pësuar një episod të keq në ndeshjen e djeshme mes Manchester United dhe Norwich, kur ndjeu vështirësi në frymëmarrje.

Reprezantuesi suedez, Lindelof, pas vështirësive në frymëmarrje, mbrojtësi nuk arriti të vazhdonte lojën dhe u largua nga loja më herët, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fund të lojës, De Gea kujtoi rastet e fundit të Eriksenit dhe Agueros për të nxjerrë në pah frikën që kishte kur pa shokun e skuadrës në vështirësi, duke folur për Sky Sports: “Victor po ndjente vështirësi. E kemi parë tashmë Eriksenin, Agueron, prandaj ndonjëherë është e vështirë të shohësh një lojtar tënd të sillet kështu. Ishte mirë që u zëvendësua, shpresoj që të jetë mirë”, tha ai.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, siguroi pas ndeshjes se suedezit po ecën mirë.

“Ai u përplas me një lojtar tjetër dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Për më shumë se dhjetë minuta rrahjet e zemrës së tij ishin më të larta se normalja dhe ai ishte pak i shqetësuar për këtë, kështu që ne u desh ta zëvendësonim. Mjeku e kontrolloi pas ndeshjes dhe duket se tani gjithçka është në rregull.

/GazetaBlic Sport/