Showtime

Linda Halimi zbulon sekretin e trupit perfekt, ky është ushqimi që nuk e ka ngrënë për 10 vite

09/29/2020 11:26
nga:L I

Linda Halimi tashmë ka arritur të ketë forma perfekte trupore, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja një kohë të madhe ia dedikon palestrës, por nuk ka munguar as regjimi ushqimor nga ana e saj.

Tani, përmes një postimi ka zbuluar se ka plot 10 vite që nuk ka ngrënë mish.

“Jam shumë më e rëndë në peshë kohët e fundit, gjithashtu fillova të shtoja disa mish gjel deti në shujtat e mia (nuk kam ngrënë mish për një dekadë) qëllimi im ishte të shtoja peshë dhe masë muskulore dhe mendoj se jam gati aty apo jo? Padyshim që ndihem sikur po më pëlcasin të pasmet’🍑 A duhet të hyj drejtpërdrejt nesër për të treguar të gjitha gjërat që bëj? “, ka shkruar Halimi.

Linda Halimi ka vite që jeton në Amerikë dhe tashmë ka krijuar familjen e saj, ndërsa është nënë e një vajze.

/GazetaBlic