Showtime

Linda Halimi publikon një pjesë brenda shtëpisë së saj luksoze!

04/17/2019 17:07
nga:L I

Linda Halimi dhe bashkëshorti i saj sapo janë vendosur në shtëpinë e tyre të re, shkruan GazetaBlic.

Ka një muaj që kur Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë, e vetëm pak ditë pasi u bë nënë, këngëtarja u vendos edhe në shtëpinë e re.

Madje ajo bëri të ditur se kjo shtëpi ishte bërë nga zeroja.

““E ndërtuar nga zero! Perëndia na ka bekuar pafund këtë muaj. Vajza ime Kaimana, bashkëshorti im Davon dhe unë 🙌 💕 Nuk mund të kërkoja dhurata më të mira për ditëlindje 🙌 ♥ ️💜”, shkroi Linda në postimin e bërë.

Tani, Halimi ka publikuar edhe pamje brenda saj në Instagram e që po duket tejet luksoze.

Linda Halimi ka vite që jeton në Amerikë, dhe tashmë ka krijuar familjen e saj./GazetaBlic