Sporti

Limani: Do të jemi më defansiv, por nuk frikësohemi nga Legia

09/23/2020 21:48
nga:Lorik J

Ardian Limani, kapiteni i Dritës e konsideron si ekip të shkëlqyeshëm kundërshtarin, Legia Warsaw.

Limani potencon se Legia ka një ekip të mirë dhe tifozë të shkëlqyeshëm – ndërsa theksoi se ekipi i Dritës nuk ka frikë aspak për këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne i shikonim ndeshjet e Legia shumë herë, madje edhe para se ta dinim se do të luanim me ta. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm me tifozë të mahnitshëm. Më vjen keq që ata nuk do të jenë në stadium, por ndoshta kjo do ta bëjë më të lehtë për ne”, tha fillimisht Nuhiu në konferencë për media.

“Jemi mësuar me tifozë, fansat tanë në Kosovë janë gjithashtu shumë të zëshëm. Nuk ka dyshim se duhet të jemi më defansiv. Legia ka krahë shumë të rrezikshëm, ata luajnë futboll ekipor dhe unë do ta konsideroja Thomas Pekhart kërcënimin më të madh. Ndeshja me Legia do të jetë një provë për ne, por unë nuk ndiej frikë. Është emocionuese – mezi po pres këtë lojë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se para pak çastesh, Drita ka njoftuar se Limani nuk do të luajë nesër për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në stërvitje.

/GazetaBlic Sport/