Lajme

Limaj uron xhudistët për medaljet, thotë se shumë shtete na kanë zili për këto suksese

11/09/2018 18:15
nga:Q F

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar xhudistët tanë për medaljet e sotme.

Limaj ka thënë se Kosova është me fat që ka një brez kaç të artë të xhudistëve.

Sipas tij, thuajse secili shtet tjetër do t’i kishte për zili rezultatet e këtij brezi të xhudistëve.

“Urime Majlindës, Distries, Norës dhe gjithë shqiptarëve për medaljet e sotme të fituara në garën Grand Prix të Uzbekistanit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.