Lajme

Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e arritur në zgjedhje

07/16/2020 14:09
nga:Y I

Kryetari i NismaSocialedemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar partitë shqiptare pë rezultatin e arritur në zgjedhjet në Maqdoninë e Veriut, raporton Gazeta Blic.

“Urime partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare”

“Rezultatet e fundit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë të zgjedhur në legjislaturën e re” shkruan Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Urime partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare.

Rezultatet e fundit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë të zgjedhur në legjislaturën e re.

Të gjithë deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut iu uroj punë të mbarë dhe suksese në përfaqësimin sa më të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.