Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë udhëtimit të tyre për në Bruksel, nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë, njofton “Gazeta Blic”.
Limaj tha se është befasuar se si kanë raportuar mediat për këtë udhëtim.
“Nuk ka pasur asnjë incident, nuk ka ndodhur asgjë që të bëhet e madhe, por ka pasur vetëm një ndryshim koordinatash rreth fluturimit”,sqaroi Limaj në T7.
Prezentë në avion ishin: Behgjet Pacollit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.
Delegacioni kosovarë, ishin nisur për në Bruksel, ku do të zhvillonin takimin e dytë të fazës finale me dialogun Serbinë./Gazeta Blic./