Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka takuar strukturat udhëheqëse të kësaj partie në Fushë Kosovë, ku ka folur edhe për zotimet e kësaj partie për Kosovën.
Ai ka thënë se NISMA për zotim ka zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, dhe sigurinë.
Limaj ka thënë edhe se, qytetarët ‘‘duan veç vepra’’, dhe se lista garuese e kësaj partie, është garancë për një shtet të fuqishëm e me dinjitet.
Postimi i plotë:
Sot në Fushë Kosovë, bashkë me kandidatët për deputet, takuam strukturat udhëheqëse të NISMA-së!
Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe, mbi të gjitha, siguria janë zotimet tona për Kosovën.
Sikur në gjithë vendin, edhe në Fushë Kosovë, qytetarët duan veçVEPRA, dhe lista jonë garuese për Kosovën fituese është garancë për një shtet të fuqishëm e me dinjitet.
#VeçVEPRA
#NISMASocialdemokrate