Lajme

Limaj takon “Çlirimtaret” dhe “Çlirimtarët” e Kosovës

06/12/2019 10:57
nga:A. R.

Zv.kryeministri Fatmir Limaj, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka takuar ” Çlirimtaret” dhe “Çlirimtarët” e Kosovës.

Ata kanë lindur në vitet 1999-2000.

Postimi i Limajt.

Emocion i veçantë që në shënim të 20-vjetorit të çlirimit të vendit të pres të rinj të cilët bartin emra që simbolizojnë çlirimin e Kosovës.

Djem dhe vajza të pagëzuar me emrat Çlirim dhe Çlirimtare të cilët kanë lindur në vitet 1999-2000 në epokën e lirisë së Kosovës dhe të cilët me krenari mbajnë këta emra.
Këta emra të veçantë tregojnë historinë e lavdishme të Kosovës dhe në mesin e vizitorëve pata fëmijë të bashkëluftëtarëve të cilët e mbajnë me plot kuptim këtë emër.

Emrat tuaj dhe puna juaj në shërbim të vendit do të jenë motiv dhe pjesë e historive e rrëfimeve për lirinë e vendit e brezave që do të vijnë.
Në këtë diyë të rëndësishme të çlirimit të vendit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës.

Gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën ndër breza për të pasur shtetin tonë.
Falënderime e mirënjohje për aleatët tanë ndërkombëtarë të cilët na ndihmuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë.
Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit.
FL