Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë dhe strukturat në Kijevë dhe fshatrat përreth.
Limaj tha se strukturat organizative të nëndegëve të NISMA-së në Malishevë dhe jo vetëm kanë bërë përgatitjet e fundit para hapjes së fushatës elektorale, duke treguar një gatishmëri të madhe për një rikthim të fuqishëm të zërit të NISMA-së në Kuvendin e Kosovës.
“VeçVEPRA, i duhen vendit në këtë kohë, ku vendi ynë po kalon nëpër sfida të rënda ekonomike, energjetike e deri tek përfaqësimi tejet skandaloz në diplomaci” thuhet në fjalën e Limajt raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Bashkëbisedim me të rinjtë dhe strukturat tona në Kijevë dhe fshatrat përreth
Strukturat organizative të nëndegëve të NISMA-së në Malishevë dhe jo vetëm, tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit para hapjes së fushatës elektorale, duke treguar një gatishmëri të madhe për një rikthim të fuqishëm të zërit të NISMA-së në Kuvendin e Kosovës.
VeçVEPRA, i duhen vendit në këtë kohë, ku vendi ynë po kalon nëpër sfida të rënda ekonomike, energjetike e deri tek përfaqësimi tejet skandaloz në diplomaci.
#VeçVEPRA
#PërKosovënfituese
#AAKNISMA137