Zgjedhjet 2017

Limaj qytetarëve të Drenasit: Votojeni Isa Xhemajlajn

10/13/2017 18:36
nga:H H

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ende pa u mbajtur zgjedhjet, Drenasi ka bërë një hap të madh të ndryshimit. Intelektualët po i bashkohen Nismës për Kosovën.

Kandidati i Nismës, sipas tij, është shumë më i fuqishëm më këta njerëz bashkë.

“Besojmë se sot për sot e vetmja alternative për t’i dhënë një mundësi ndryshe Drenasit është Isa Xhemajlaj. Isa me pozitivitetin e vet i ka të gjitha atributet për të ia dhënë një mundësi tjetër komunës. Apeli im është të bashkohuni rreth ndryshimit. Është i shëndetshëm ndryshimi. Drenasi ka nevojë për energji të reja. Në Drenas po vjen ndryshimi dhe nuk ka asgjë më të mirë të gjithë më u rreshtu bashkë në këtë ndryshim”, ka thënë Limaj në një tubim zgjedhor të Nismës në fshatin Korreticë të Drenasit.

Koncepti i Nismës, sipas tij, është më bashku njerëz dhe jo më i nda. Limaj është shprehur i bindur se koncepti socialdemokrat i duhet më së shumti vendit.

Nisma, sipas tij, nuk është e gatshme me mashtru njerëz për një votë më shumë. Është për detyrë më i shërby vendit ka thënë Limaj.