Lajme

Limaj nuk pret që institucionet e reja të formohen para 15 dhjetorit

11/05/2019 21:56
nga:B. D

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk pret që institucionet e reja të Kosovës të formohen para 15 dhjetorit.

Edhe pse procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 6 tetorit po shkon drejt fundit, ai ka thënë se ankesat do të bëjnë që të shtyhet gjithçka, pasi sipas tij, është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave.

Për negociatat mes VV-së e LDK-së për formimin e qeverisë, Limaj ka thënë se duhet të kenë kujdes nga arroganca.

“Duhet të kenë kujdes nga arroganca. Partia e cila ka dalë e para në zgjedhje duhet ta ketë parasysh që ka vetëm 25 për qind të vullnetit të qytetarëve dhe janë edhe 75 për qind. Ju jeni partia e parë por nuk e keni besimin e gjithë qytetarëve të Kosovës meqë por ka edhe grupe të tjera parlamentare dhe duhet të uleni e të bisedoni edhe me partitë e tjerë, në këtë rast Lidhjen Demokratike”, ka deklaruar ai.

11/11/2019 22:38

Plani i Albin Kurtit në lidhje me Listën Serbe: Në Qeveri e marrim, por jo edhe në koalicionin qeverisës