BLIC.TV

Limaj: Nuk ka ndodhur “çlirimi i dytë” me Albin Kurtin Kryeministër

02/05/2020 18:55
nga:Gazeta Blic

Ish komandat Çeliku është ndjerë i fyer nga gjuha që ka përdor Vetëvendosje në natën e 6 tetorit ku ata pasi që dolën fitues, nëpër deklarata e paraqitje publike e rrjete sociale shkruanin e thonin se ka ndodhur “çlirimi i dytë”.

Lideri opozitar Fatmir Limaj, konsideron se VV ka përdorur qasje të gabuar në këtë aspekt.

“Kjo është ajo që unë pe them, shiko me thonë sot se ka ndodhur çlirimi i dytë ose po fillon me fol shqip, kjo nuk është fol e as përmend as kur Kosova është çliruar nga Serbia – cka është kjo gjuhë përjashtuese, gjuhë e konfliktit, përçarëse, fyese e ofenduese për të gjithë njerëzit e Kosovës”, thotë Limaj