Kryetar i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas një takimi të zhvilluar në Vushtrri, ka thënë se ky qytet i ka thënë ‘‘Po’’ kësaj partie, dhe kandidates për deputete Xhevahire Izmaku.
TutjeLimaj ka deklaruar edhe se qytetarët e Vushtrisë janë rreshtuar rreth veprave të mëdha, sepse edhe ky qytet edhe Kosova kanë nevojë ‘‘veç vepra’’.
“Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA” shkruan limaj raporotn “Gazeta Blic”.
“Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO — këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë” përfundon ai.
Postimi i plotë:
Vushtrria i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku!
Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA.
Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.
Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO — këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë.
#VeçVEPRA #NISMASocialdemokrate