Lajme

Limaj në takim me shefin e EULEX flasin për sundimin e ligjit

09/10/2020 13:47
nga:Sh Xh

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë dhe forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë.

Me këtë rast kreu i Nismës vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.

Ai theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdoj të ndihmoj edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark, u zotua se se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

Selimi pas takimit me Gjonajn: I domosdoshëm fuqizimi i sundimit të ligjit

 

09/28/2020 21:24

Koci: EULEX nuk pati lidhje me arrestimet në OVL të UÇK, nuk është sqaruar nëse Specialja ka mandat