• të fundit

BLIC.TV

Limaj: Në Paris shkojmë me platformën që votoi Kuvendi – edhe Thaçi edhe Haradinaj duhet t`i bindën asaj

05/30/2019 22:34
nga:Gazeta Blic

Bashkë kryesuese i ekipit negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë Fatmir Limaj, në dokumentarin EXPOSE që është prodhim i Gazetës Blic ka thënë se si shtet në Paris do të shkojnë me ide e konkrete të qarta.

Sipas tij kushdo që mendon se do ta dal jashtë kornizave të platformës për dialog me Serbinë e ka gabim.

Ai thotë se pret që në ditët e ardhshme të presin një delegacioin nga Berlini e Parisi për ta parë se cfarë do të ndodh në korrik në Paris.

“ Ne e kemi dëgjuar disa herë Aleksandër Vuçiqin që ka thënë publikisht se nuk do ta njoh kurrë Kosovën, por nëse këtë na e thotë në tavolinë atëherë ne s`kemi cfarë të bisedojmë me të’, tha Limaj.