Lajme

Limaj: Lista jonë më shumë se një renditje emrash, është thirrja për bashkim, maturi dhe për veprim!

12/09/2025 22:17
nga:Y I

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se lista e kësaj partie në këto zgjedhje është më shumë se një renditje emrash.

Ai tha se kjo listë është bashkimi i 110 grave e burrave të kësaj rruge politike, njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, ekonomistë, juristë, punëtorë të çdo fushe të jetës, atdhetarë që kanë mbajtë barrën e këtij vendi me punë e sakrificë, si dhe ish-luftëtarë të UÇK-së që e kanë nderuar uniformën dhe amanetin e Kosovës.

Limaj tha se kjo listë është ‘thirrja e tyre për bashkim, për maturi dhe për veprim’.

“Me këtë përbërje të fuqishme e gjithëpërfshirëse, NISMA Socialdemokrate është gati ta përfaqësojë qytetarin në Kuvend dhe të japë kontribut të drejtë, të ndershëm dhe vendimtar për të ardhmen e Kosovës.Bashkë e çojmë këtë zë në Kuvend” shrkuan Limaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: