Lajme

Limaj: Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19, lutemi të shërohen edhe të prekurit tjerë

03/26/2020 18:51
nga:A. R.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm shërimin e një të infektuar nga COVID-19 në Kosovë.

Kreu i Nismës ka thënë se bashkërisht do t’ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.
Edhe njëhere ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.

Postimi i Limajt:

Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.

Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë.

Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.

#rriNshpi