Lajme

Limaj: Kosova krah SHBA-së në luftën ndaj terrorizmit

09/11/2019 13:42
nga:Y I

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka kujtuar 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Limaj thotë se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre, ndërsa ka shtuar se Kosova është i rreshtuar krah SHBA-së, transmeton kp.

“18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre. Kosova është rreshtuar krah SHBA-së dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Limaj.