Lajme

Limaj: Klina është e vendosur për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit!

02/01/2025 15:14
nga:Sh R

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, thotë se Klina është e vendosur për ta rikther Kosovën në rrugën e zhvillimit, raporton GazetaBlic.

Limaj thotë se Klina duhet t’i thotë jo mashtrimit dhe atyre që duan ta përmbysin historinë.

Tutje ai thekson se Kosova ka nevojë për bashkim rreth njerëzve që e kaluara e tyre siguron të ardhmen.

Postimi i plotë:

Klina është e vendosur për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit!

Pas disa javësh aktiviteti, qytetarët e Klinës dhe Kosovës kanë parë të gjitha subjektet politike, dhe dallimi ynë nga të tjerët është historia, krenaria dhe veprat. Është lista jonë e përbërë nga patriotë, intelektualë të rinj e të reja.

Klina duhet t’i thotë JO mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë, JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur për katër vite qeverisje.

Kosova ka nevojë për bashkim rreth njerëzve që e kaluara e tyre siguron të ardhmen.

Veteranët dhe invalidët kanë adresë, dhe ajo është në këtë koalicion, sepse për katër vite janë injoruar, nënçmuar dhe anashkaluar, prandaj, është koha për bashkim rreth koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA 137☑️