Lajme

Limaj i uron suksese Kosovës në sezonin e ri në Ligën e Kombëve

09/03/2020 20:21
nga:Sh Xh

Kosova që nga sot do të nis sezonin e ri në Ligën e Kombëve.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar sukses futbollistëve të Kosovës jo vetëm në përballjen e sotme kundër Moldavisë, por edhe në sfidat e radhës futbollistke.

Kreu i Nismës është shprehur i bindur që sikur edhe në të kaluarën, futbollistët tanë do të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta.

Postimi i Limajt:
Kosova sot fillon sezonin e ri në Ligën e Kombeve në ndeshjen kundër Moldavisë. Iu uroj shumë suksese djemve tanë jo vetëm në këtë përballje, por në të gjitha sfidat e tyre futbollistike.
Jam i bindur që sikur edhe në të kaluarën, futbollistët tanë do të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta.
Forca Kosova!

07/28/2020 10:25

Lajm i keq për sportistët, nga dita e enjte s’ka sporte kolektive