Lajme

Limaj: Ftesa për Veselin është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë

11/07/2019 22:38
nga:B. D

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ftesa që iu bë kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është e padrejtë dhe sipas tij kjo gjykatë është e padrejtë, shkruan GazetaBlic.

Ai tha se Veseli do të mbroj luftën e drejtë të UÇK-së.

Limaj shkruan se e vetmja mënyrë është që të përballen me fakte kundër shpifjeve të armiqve të vendit, ndërsa edhe kjo sfidë nga Veseli do të kalohet me sukses.

Postimi i plotë:

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin tonë, z. Kadri Veseli, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.

Drejtuesit e UÇK -së, ashtu siç kanë ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Kadri Veseli do dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.

12/10/2019 07:22

Veseli sot intervistohet nga Specialja