Fatmir Limaj ka folur për emocionet që i ka ndjerë në ditët para se të shpallet Pavarësia e Kosovës.
Limaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se është e paimagjinueshme të shprehet se si është ndjerë, e sidomos në 10 ditëshin e fundit.
“I sikletshëm, shumë e sikletshme dhe e paimagjinueshme me t’i shpjegu emocionet, për ne që e kemi ditur se kur do të shpallet pavarësia. Mundem me thon që 10 ditëshin e fundit kam jetuar në emocione të çuditshme të asaj cka po na pret.
Duke e falënderuar zotin së pari që na ka bo të mundur me qenë dëshimitar të atij momenti”, tha Limaj.