Fatmir Limaj, kryetari i Nismës në një intervistë për Gazeta Blic e ka kritikuar Kurtin për qasjen e tij ndaj Asociacionit.
Ai ka thëne se Kurti para se të vinte në pushtet e ka kundështuar fuqishëm Asociacionin dhe sot po e pranon.
“Kurti ka thënë se do ta ndryshojë Asociacionin, ka thënë se ka me pas një qasje tjetër, ka premtuar transparencë, seriozitet… Nuk ka pas më herët një kryeministër që ka bërë një marrëveshje me Serbinë dhe ka thënë nuk kam pasur të drejtë të negociojë dhe në fund çfarë tha, sikur te drafti, për marrëveshjen më kanë thënë tha, merre ose leje nuk ka negociata. E, për draftin tha shpejt duhet të bëhet edhe kjo punë, ja me këtë njeri po ballafaqohinfatkeqësisht, ma kanë lënë Asociacionin thotë, e për çfarë shkove me marrë pushtetin, a e ke marrë për ta avancuar procesin, a e ke marrë për ta ndryshuar”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se në qeverisjet e kaluara nuk kanë pranuar një marrëveshje pa njohje reciproke dhe si rezultat nuk është bërë Asociacioni.
“Narracioni i ndërkombëtarëve, i Lajçakut kur ka qenë ndërmjetës me ne, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka qenë ky. Ka ardhur koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, ligjërisht e obliguar për të dyja palët, nuk jemi pajtuar me asgjë nëse nuk jemi pajtuar për të gjitha, prandaj nuk është bërë Asociacioni, sepse ka qenë klauzolë nëse nuk pajtohemi për të gjitha pikat nuk jemi pajtuar për asgjë, pika nëntë ka qenë njohja reciproke që Serbia nuk është pajtuar prandaj nuk ka pasur zbatim të mëtutjeshëm të marrëveshjes”, tha ai.
Gjithashtu Limaj ka potencuar se temë diskutimi në këtë kohë, do duhej të ishte sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, e jo tema e Asociacioni.
“Ku është sot Banjska, përse nuk flet kryeministri, përse kaq lehtë me harru Banjskën, sepse këta janë mësuar me drama, me kosto për me arrit disa objektiva të tyre edhe pastaj i gjuajnë pas shpinës siç i kanë gjuajtur gjithë ato kauza ato përpjekje ato demonstrime ato rrënime shkatërrime, rrënime të EULEX-it, UNIMIK-ut e viktima, e të gjitha ato. Prej planit të Ahtisarit e deri këtu kalojnë, e kaluan edhe Banjskën nuk po e përmendin, do të thotë pas Banjskës pas një situate dramatike, është temë diskutimi Asociacioni nuk është ndëshkimi i Serbisë, që thonin një fitore diplomatike, ku është ajo fitore diplomatike?”, ka thënë Fatmir Limaj.