Skuadra franceze, Lille ka triumfuar ndaj Sturm Graz në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht mungesës së Edon Zhegrovës, Lille arriti tre pikë, duke fituar me rezultatin 3-2, për të marrë tre pikë të mëdha në Champions League.
Sanhraoui, Bakker e Haraldsson realizuan për Lille, kurse Kiteishvili e Biereth për Sturm Graz.
Në Spanjë, Atletico Madrid e bëri detyrën ndaj Slovan Bratislava, duke fituar me rezultatin 3-1.
Alavrez një herë e Griezmann dy herë shënuan për madrilenët, kurse Strelec për mysafirët.
/GazetaBlic Sport