Sporti

Ligue 1, kampionati i parë që do ta fillojë sezonin 2020-2021

05/23/2020 23:01
nga:M K

Ishte një nga vendet e para që vendosi për ta mbyllur kampionatin, ani pse qeveria tha fjalën kryesore.

Pas Belgjikës e Holandës, Franca u bë kampionati i parë nga pesë të mëdhenjtë që i dha fund edicionit 2019/2020, duke e shpallur kampion PSG-në, përcjell GazetaBlic.

Edhe pse edhe më tutje është e paqartë situata e klubeve franceze në Ligën e Kampionëve, federata e futbollit pas diskutimeve me transmetuesit televizivë ka vendosur që kampionati 2020/2021 të fillojë më 22 Gusht.

Divisioni i dytë në vend ndërkaq, pritet të fillojë një ditë më vonë, por gjithmonë kjo nëse situata me koronavirus nuk do të rëndohet.

Tashmë mungon vetëm “drita jeshile” e UEFA-së, pasi kjo e fundit është duke shikuar të gjitha mundësitë e mundshme lidhur me përfundimin e garave në kompeticionet evropiane dhe sipas të gjitha gjasave ato do të luhen në fund të muajit Gusht.

/GazetaBlic/

04/28/2020 16:18

Zyrtare: Anulohet kampionati francez, Ligue 1