Lajme

Ligji për Prishtinën, kalon në Komisionin për Administratë

04/10/2018 15:38
nga:Gazeta Blic

Në Komisionin për Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale sot ka kaluar Ligji për Kryeqytetin dhe për Polici të Kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,

Sipas tij, ky ligj është esencial për funksionimin e Kryeqytetit.

Shënimi i plotë:

Sot, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikes ka kaluar Ligji për Kryeqytetin bashkë me amandamentin për Polici të Kryeqytetit. Ky Ligj është esencial për funksionimin edhe më të mirë të kryeqytetit tonë. Së shpejti pritet vota përfundimtare në seancen plenare

12/12/2019 23:22

“Kaosi me Ligjin e pagave i qëllimshëm”