Sporti

Liga e madhe evropiane hap dyert për tifozët!

05/29/2020 18:56
nga:Mergim Rreci

Polonia bën hapin e madh, iu jep leje tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium.

Superliga e Polonisë, ashtu siç paralajmërohej më herët gjatë ditës, ka vendosur që të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume.

‘Ekstraklasa’ ka konfirmuar që tifozët mund të paraqiten në stadiume duke filluar nga 19 qershori, përcjell GazetaBlic.

Stadiumet do të jenë të mbushura maksimalisht deri në 25% të kapacitetit të tyre. Në Ekstraklasa tashmë paraqitet edhe një lojtar i Kosovës, nga i cili pritet shumë, Florian Loshaj.