Sporti

Liga e Kampionëve s’ka hijeshi pa Dortmundin, Barcelona me ‘juniorë’ e dërgon Interin “pej shpije”

12/10/2019 22:57
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Padyshim se vëmendja kryesore ishte në grupin F, aty çështja e skuadrës së dytë që do të kualifikohej, nuk do të dihej ende, shkruan GazetaBlic.

Barcelona veçse e kishte siguruar para kësaj xhiroje, teksa Interi e Dortmundi po luftonin për pozitën e dytë.

Megjithatë, fati sonte u buzëqeshi gjermanëve, që siguruan kalimin tutje falë humbjes së Interit nga Barcelona, derisa vetë kryen detyrën duke mposhtur Slavian me rezultat minimal, 2-1.

Chelsea fitoi ndaj Lille për t’u konfirmuar si skuadra tjetër që prek fazën e eliminimit direkt. Më poshtë të gjitha rezultatet e mbrëmjes, derisa kujtojmë se pas pak do të vijmë me informata shtesë nga këto duele, si notat e lojtarëve, deklaratat e trajnerëve dhe statistikat tjera interesante që i karakterizuan këto ndeshje,

/GazetaBlic/

12/10/2019 22:26

Liga e Kampionëve LIVE, ndryshojnë rezultatet – Skuadra e madhe mbetet në vend të tretë