Sporti

Liga e Kampionëve: Ramadani flet për përforcimet e Feronikelit

05/25/2019 17:44
nga:Ideal

Pas triumfit në kampionat e Kupë, Feronikeli tashmë ka nisur të mendojë për prezantim sa më të mirë në Champions League, por edhe në edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar.

Kësisoj, skuadra nga Drenasi pritet t’i kryejë disa përforcime. Por, paraprakisht trajneri Zekirija Ramadani është i interesuar që të vazhdojë me futbollistët aktualë.

“Kam këmbëngulur për ta ruajtur boshtin e ekipit. Natyrisht do të bejmë një ekip konkurruese edhe për Evropë”, deklaroi Ramadani.

Feronikeli deri më tash ka shprehur interesim për disa futbollistë si Blend Baftiu, Endrit Krasniqi dhe Hamdi Namani. /G. Sheshi/