Lidhja e Bizneseve të Kosovës, së bashku me anëtarët e saj, ndajnë dhurata për festat e fundvitit.
Ky veprim ka për qëllim të sjellë gëzim dhe ngrohtësi për ata që kanë më shumë nevojë, duke bërë kështu një kontribut të vogël për ta ndihmuar të kalojnë festat në një atmosferë më të ngrohtë.
Ky aksion është një nga aktivitetet më të rëndësishme të Lidhjes, e cila vazhdon të angazhohet për të krijuar mundësi dhe mbështetje për komunitetet e ndryshme të Kosovës.
Anëtari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Gezon Berisha- kompania Shkembi Gllareve, sot gjatë vizitës ka dhuruar 2000 euro per kopshtin e femijëve te SOS Fshatit, si një mbeshtetje per zhvillimin dhe mireqenien e tyre.
Ky kontribut vien ne një periudhe festash, ku solidariteti dhe mbeshtetja per ata që kanë nevojë jane më të rendesishme se kurre. Kompania Shkembi Gllareve shprehu angazhimin e saj per te mbështetur fëmijët dhe komunitetin, duke kontribuar per krijimin e kushteve me te mira per rritjen dhe zhvillimin e tyre. Fëmijët e SOS Fshatit i pritën me entuziazëm dhuratat, duke shprehur mirënjohjen e tyre për këtë iniciativë të bukur. Lidhja e Bizneseve të Kosovës theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit të komunitetit, veçanërisht në këtë periudhë festash, dhe premtoi të vazhdojë angazhimin e saj për mbështetje të vazhdueshme për ata që kanë nevojë. Ky ishte një moment i veçantë për të ndarë gëzim dhe dashuri në prag të Vitit të Ri, duke sjellë dritë në jetët e fëmijëve që jetojnë në SOS Fshat.